Reshje shiu do të ketë pasdite në pjesët perëndimore, ndërsa nga fundi i ditës edhe gjatë natës në pjesët lindore. Proceset lokale do të jenë më intensive në formë më intensive të motit të keq me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë, transmeton MIA.

Siç informojnë nga Drejtoria e Punëve Hidro-Meteorologjike – DPH, nën ndikim të masës ajrore jostabile nga Mesdheu vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Reshje më të rrëmbyeshme priten të premten, pasdite, gjatë natës dhe të shtunën, kur do të ketë rënie të temperaturave. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej dy deri në dhjetë, ndërsa ajo ditore prej 11 deri në 22 gradë celsius.