Kandidatja për presidente e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska fushatën elektorale e ka vazhduar në Tetovë ku ka prezantuar programin zgjedhor ndërsa është përqendruar në ligjin për gjuhët, që sipas saj do të krijoj probleme në zbatimin në praktikë. Ajo tha se nuk është nacionaliste por se do të jetë e vështirë që të kuptohemi me përkthyer ndërsa konsideron se problemet më së shumë do të ndjehen në gjyqësor.

Ne së shpejti mund të përballemi me paralizimin e sistemin gjyqësor. Ndryshe, edhe në Bashkimin Evropian, edhe në gjykatën në Strasburg, në një gjuhë fillon procedura dhe në atë gjuhë përfundon. Pse? Paramendoni tani se si do të përgjigjemi në pyetjen dhe cili ligj është i vërtet. Dokumentet në cilën gjuhë janë të vërteta, të cilat autentike dhe kjo do të shkaktoj probleme. Me ligjin për gjuhët do të krijohet kaos në institucione, ndërmarrje, fakultet. Nuk kritikoj për arsyeje nacionaliste, por mbi baza të së drejtës – deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova./Alsat/