Sot në orën 21:00 në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’ skuadra e Ajaxit do të presë Juventusin në përballjen e parë për çerekfinalen e Champions Leagues.

Skuadra holandeze do të luajë pa Banden dhe Mazraoui, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa Juventusi nuk mund të llogarisë shërbimet e 3 lojtarëve kryesorë, Andrea Barzagli, Martin Caceres dhe Juan Cuadrado, shkruan SYRI.net. Por, kjo listë me lojtarët e lënduar të skuadrës italiane mund të zgjerohet më shumë, pasi në pikëpyetje janë edhe Giorgio Chiellini, Emre Can, Douglas Costa dhe Mattia Perin që vuajnë nga dëmtimet.

“Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave:Image