Çifti Beckham po duan të bëhen me super vilë në Miami.

David dhe Victoria Beckham janë parë duke vizituar një super ndërtesë në Miami dhe menjëherë po flitet se ata po shikojnë të blejnë një nga apartamentet e ndërtesës së sapo ndërtuar, “One Thousand Museum”.

Ndërtesa e jashtëzakonshme, e projektuar nga arkitektja Zaha Hadid, ka një pishinë në krye të saj, spa, sallon flokësh, bar dhe një palestër.

Çmimet për vilat në këtë ndërtesë fillojnë nga 5 milionë funte dhe shkojnë deri në 45 milionë.

Kulla me 62 kate është mbi 213 metra e gjatë dhe ka një helipad privat, pamje oqeanike dhe dritare në tavan dhe është përfunduar këtë muaj.

Çifti po qëndrojnë në Miami duke kaluar disa të ditë si familje, derisa David shkon shpeshherë në stërvitjet e ekipit të futbollit, para fillimit të sezonit të ri.