Familjarë dhe të afërm të Mile Janakievskit kanë zbuluar se ai duhet ti nënshtrohet një intervenimi kirurgjik përshkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në telefonatë për TV ALFA avokati i tij Aleksandar Novakovski ka thënë se nga burgu i Shutkës ish-ministri është transferuar në spital, ndërsa intervenimi ka mundësi të ndodhë sot. Javën e kaluar i është diagnostikuari problem dhe është konstatuar se i njëjti duhet të nënshtrohet intervenimit kirurgjik./Alsat/