Notuesi hungarez Kristof Milak ka befasuar të gjithë duke thyer rekordin botëror në garën e 200 metrave në notë në stilin flutur. 19-vjeçari regjistroi kohën prej 1:50.73, duke thyer rekordi e mbajtur prej më shumë se 10 vitesh nga legjenda amerikane Michael Phelps me 0.78 sekonda, diferencë kohore kjo jashtëzakonisht e madhe për këtë lloj disipline sportive.Arritja e hungarezit bëhet akoma më pabesueshme po të merret parasysh fakti se rekordi i Phelps u vendos me kostumet “super suit”, produkte këto që prej disa vitesh konsiderohen ilegale nga trupat qeverisës së sportit të notit.

Paraqitjet më të mirë të të gjitha kohërave në 200 metra stil flutur:Kristof Milak (HUN), 1:50.73 – 2019
Michael Phelps (USA), 1:51.51 – 2009
Michael Phelps (USA), 1:52.03 – 2008
Michael Phelps (USA), 1:52.09 – 2007
Michael Phelps (USA), 1:52.20 – 2008