Liverpooli, pasi u mund nga Dortmundi dhe Sevilla, ka barazuar në miqësoren e radhës ndaj Sportingut, me rezultatin 2-2.

Mignolet në portë, ka dhuruar një tjetër gafë për Liverpoolin, duke i sjellë në mendje jo pak portierin Karius, nga i cili humbën edhe Ligën e Kampionëve. Pas një goditje nga distanca të Fernandes, portieri Mignolet ka bërë një llogari të gabuar, duke pësuar një gol qesharak që në minutën e 4-t.
Sakaq, në pjesën e parë kanë qenë Origi dhe Wijnaldum ata të cilët kanë menduar për të përmbysur ndeshjen në 1-2, ndërkohë që pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, Vendel ka barazuar në 2-2, rezultat me të cilin u mbyll edhe krejt takimi.