Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, i cili momentalisht është i pezulluar nga puna si gjykatës për shkak të akuzës kundër tij, se e ka keqpërdorur sistemin AKMIS për shpërndarjen e lëndës, e ka komentuar rastin e Naser Eshtrefit, pasi që familjarët e këtij të fundit deri te Antikorrupsionit kanë kërkuar që ai të hetohet, nën dyshimin se e ka kurdisur lëndën në të cilën Eshtrefi është ndëshkuar me dënim drakonik për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov, njofton Portalb.mk.

“Rasti i konstruuar politik “AKMIS” e hapi kutinë e Pandorës. Tani me Prokurorinë e Zoran Zaevit, Radmilla Shekeriskës, Joveskit dhe Rajçevin do të lirojnë vrasës, dilerë të drogës, terroristë, reketues, hajdutë dhe kryerës tjerë të veprave të rënda penale të kryera kundër Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj! E këto janë ato vlera evropiane, shpresoj jo me mbështetje të korit diplomatik”, shkruan Pançevski.

Pançevski u pezullua nga puna për kryerjen joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit të gjykatësit. Prokuroria ka ngritur akuzë kundër Pançevskit, për kurdisje të lëndëve te gjyqtarët e përshtatshëm derisa ishte në krye të Gjykatës së Shkupit. Sipas Prokurorisë, ai ua ka ndarë e dorë lëndët gjyqësore gjyqtarëve të përzgjedhur, duke e anashkaluar sistemin për shpërndarje elektronike AKMIS. Përveç rasteve të Prokurorisë së rregullt, Pançevski ka ndarë me dorë edhe lëndë të cilat i ka drejtuar Prokuroria Speciale.

Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se dhe këtu lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë. Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.
Nga ana tjetër, Gjykata Supreme e Maqedonisë së nuk i ka përfillur pyetjet e Portalb.mk, për detajet në lidhje me rastin e Naser Eshtrefit, i cili tre vite po pret që instanca më e lartë gjyqësore në shtet të deklarohet për ankesën e tij, ndaj vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit sipas të cilave është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të.

Avokati i të dënuarit Eshtrefit, Angjel Petkovski, Gjykata Supreme nuk e shqyrton ankesën pasi që kemi që kemi argumente të fuqishme se lënda duhet të kthehet në rigjykim.
“Rrymën elektrike ta shpiknim deri më tani do ta shpiknim se si do të prodhohet. Kemi dërguar ankesë dhe bëhen të shurdhër. 3 vjet që të mos zgjidhet një lëndë e një karakteri, specifike dhe rëndësie të tillë e është përgjegjësi e skajshme. Duhet dikush të mbajë përgjegjësi se nuk mundet kaq gjatë të ruhet lënda në sirtar, askund në botë nuk ka arsyetim për veprim të tillë – kushdo që të jetë. Përpara fakteve edhe zotat heshtin, duhet të turpërohen. Kur kanë interes me urgjencë reagojnë. Këta nuk dinë çfarë të bëjnë pasi që jemi në të drejtë – kam argumente të fuqishme që nuk munden të kalojnë nëpërmjet tyre dhe tani përveç ta mbajnë lëndën në sirtar dhe të heshtin s’dinë çfarë të bëjnë. Dihet vendimi, duhet të rrëzohen të dy vendimet dhe gjykimi të fillojë nga e para, është e qartë”, thotë Georgiev.

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdmisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit.