Mori thuajse të gjithë lojtarët që donte, që në fillim të merkatos, por Zinedine Zidane duket se nuk po gjen qetësi gjatë përgatitjeve të ekipit për sezonin e ri.

Kjo pasi Reali i Madridit po përballet me një valë dëmtimesh, që po shqetësojnë trajnerin dhe drejtuesit. Kështu pas Brahima Diaz, dy ditë më parë ishte Marcos Asensio, që pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe tashmë me shumë mundësi ka humbur sezonin, pa nisur ende mirë.

Si të mos mjaftonte, në bokse është ndalur edhe mbrojtësi i majtë francez, Ferland Mendy, i cili ka pësuar një problem muskulor dhe do të rrijë një muaj pushim.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi madrilen, që njoftoi se Mendy do të humbasë jo vetëm miqësoret e luksit, pro edhe javët e para të kampionatit spanjoll.