Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral, Arjanit Hoxha, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka njoftuar se sot kanë realizuar takim me ambasadoren e SHBA-së Kate Burnes dhe me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan ambasadorin Philip Reeker, njofton TopalNews.

Kasami në postimin e tij shkruan: Takim miqësor me ekselencën e saj ambasadoren e SHBA-ve në Kate Burnes dhe me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan amb.Philip Reeker.

Kujtojmë që ndihmës sekretari i shtetit amerikan Reeker, sot ka realizuar takime me krerët e shtetit, si dhe me ato të partive politike./TopalNews/