Propozim-ligji për Prokurori Publike, sipas Blueprint, grupit për reforma në gjyqësi është sjellur në mënyrë të përshpejtuar, pa asnjë konsultim dhe me marrëveshje vetëm mes partive.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, sot në konferencë për shtyp tha se për dallim nga propozimet e mëhershme për Prokurori Publike, për këtë Komiteti i Helsinkit nuk është konsultuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk kemi qenë të njoftuar, erdhi për një natë, në periudhë verore, dhe parashihet që ligji të miratohet në procedurë të përshpejtuar. Për gjëra të tilla ne viteve të kaluara kemi reaguar zëshëm, një ligj i tillë nuk mund të miratohet në procedurë të shkurtër, një ligj i tillë nuk duhet të jetë rezultat i bisedave politike mes partive. Ajo që është që për ne është e rëndësishme është që të shfaqet vullneti i vërtetë se kjo Qeveri do të luftojë korrupsionin”, tha Pirovska.

Sa i përket lëndës ‘Paketa’, Pirovska thotë se hap mundësi të kontrollohet nëse organet e hetimit dëshirojnë ta çojnë rastin deri në fund.

Ajo theksoi se Komiteti i Helsinkit i inkurajon organet e hetimit të vazhdojnë me hetimit, por, edhe të mbajnë llogari që të mos dalin informacione që janë kontradiktore dhe më nxisin pasiguri juridike tek qytetarët.

Sa i përket ndodhive të fundit në lëndën e Prokurorisë Publike, ku u përmend edhe prokurorja Katica Janeva, Pirovska tha se nuk mendon se përfshirja e kryeprokurores do ta prishë kredibilitetin e institucionit./Telegrafi/