Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e ka pranuar se nuk ka qenë në gjendje të dalë nga shtëpia për 10 ditë rresht, pasi skuadra e tij humbi në finalen e Champions Leagues përballë Liverpoolit.

Mohamed Salah shënoi nga penaltia, ndërsa Divock Origi e vulosi triumfin e të kuqve në minutat e fundit. “Po, ka qenë e vështirë. Ne zhvilluar tri javë të pabesueshme për t’u përgatitur para finales. U zhgënjyem tepër për mënyrën sesi humbëm në finalen”, tha Pochettino.

“I hipa trenit nga Madrid në Barcelonë një ditë pas finales. I kalova 10 ditë në shtëpi dhe nuk dola jashtë. Po, ka qenë e vështirë sepse për pak nuk e arritëm lavdinë”, shtoi ai.

Tottenhami u mund me rezultatin 2-0 nga Liverpoolit në finalen që u zhvillua në stadiumin e Atleticos, “Wanda Metropolitano”.