Duket se skuadra e Manchester Unitedit do ta bëjë edhe një transferim.

Manchester United duket se do ta realizojë një goditje tjetër në këtë merkaton, pasi pritet ta përforcojë mesfushën me Bruno Fernandes.

Marrëveshja me portugezin është afër finalizimit, gjithashtu edhe akordi mes të dy klubeve.

Fernandes kaloi një sezon të shkëlqyer me Sporting, ku u bë mesfushori që shënoi më shumë gola në një sezon të vetëm: 31 në 50 paraqitje, plus 17 asistime.

Marrëveshja prek gjithashtu indirekt Sampdorian, e cila e shiti atë në Sporting në vitin 2017 për 8.5 milion plus 10% të rishitjes në të ardhmen.

Klubi italian pret që të fitojë një shumë të konsiderueshme nga ky transferim.

Ndërkohë, ‘Djajtë e Kuq’ gjithashtu janë në prag të zyrtarizimit me mbrojtësin Harry Maguire.