Me një kredi prej 500 milionë eurove do të ndërtohet Qendra e re Klinike në periferi të Shkupit. Paratë janë siguruar nga linja e bankave komerciale “Erste grup”, “Raifaissen Bank dhe “Banka Unikredit” dhe se me to nuk janë përfshirë ndërtimet infrastrukturore, pasi që këtë do ta mbulojë buxheti i shtetit.

Qendra e re Klinike do të ndërtohet në lokalitetin e njohur Fusha e Velës (Vele Pole) në qarkoren e Shkupit që lidh Shkupin me Tetovën, por në anën tjetër edhe Prishtinën. Kjo hapësirë meprej 105 mijë metra katror bie nën kompetencat e komunës Gjorçe Petrov të Shkupit. por kufizon me komunën e Sarajit.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se ditëve në vijim pritet të shpallet tenderi i parë për të gjetur projektin dhe firmën për ndërtim. Sipas Filipçes, ndërtimi do të bëhet në tre faza, ashtu që themelet e para do të vihen në fillim të 2020, ndërsa tërë projekti pritet të përfundojë pas shtatë viteve. Për tre vite do të jetë gati Kirurgjia dhe reparti për trajtim intensive, ndërsa në fazën e dytë do të jetë gati gjinekologjia dhe pediatria.

Ministria e Shëndetësisë nuk jep informacion se sa është kamata e kredisë së siguruar nga bankat gjermane. (INA)