PSG-Barcelona janë përfshirë në një “luftë të ftohtë” ndërmjet tyre, sigurisht shkaku kryesor mbetet Neymar. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, braziliani ka vendosur të mos luaj më asnjë ndeshje miqësore me fanellën e klubit francez, një vendim ky i cili nuk do të ndryshoj deri më 2 shtator, ditë në të cilën mbyllet merkato në Spanjë.
Sport
“Sport” shkruan për një akord që braziliani ka gjetur me klubin e Barcelonës, një mënyrë kjo për të bindur PSG të heq dorë nga kërkesa e tyre e pamundur prej 300 milion euro. Drejtori Sportiv i PSG, Leonardo, ka fluturuar në Kinë për të bindur personalisht Neymar të qëndroj në Paris për të paktën dhe një tjetër vit.
Lequipe
E përditshmja franceze L’Equipe mbështet këtë version teksa në faqen e parë shkruan: “E kanë marrë në dorë”, duke shtuar se PSG nuk ka ndërmend të lë të lirë Neymar, të paktën jo pa u përmbushur kushtet e tyre. Në çdo rast shkruan L’Equipe: Barcelona nuk ka formuluar ende një ofertë zyrtare.
(BalkanWeb)