Gjatë gjithë verës është spekuluar se Neymar do ta braktisë skuadrën Paris Saint-Germain dhe tani kjo e fundit e ka vendosur çmimin për të.

Sipas L’Equipe, klubi francez është duke i kërkuar 300 milionë euro për të hequr dorë nga ylli brazilian, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se kontrata e futbollistit 27 vjeçar do të jetë vlefshme deri në vitin 2022 dhe kjo gjë i jep përparësi skuadrës franceze për të negociuar me cilindo klub që është i interesuar ta përvetësojë futbollistin në fjalë.