Nga ora 09:00 në mëngjes në Shkup, për shkak të shënimit të festës së Ilindenit, do të mbylle disa rrugë, ekzaktësisht nga udhëkryqi mes rrugës “11 Tetori” dhe bulevardi “Koço Racin” deri në udhëkryqin mes rrugës “Dame Gruev”, rruga “Vasil Gllavinov” dhe rruga “Dimitrija Çupovski” dhe nga udhëkryqi mes rrugës “Dame Gruev”, rruga “Makedonija”, “Filip Vtori Makedonski” deri në rrugën “Kej 13 Nëntori”.

MPB informon edhe se nga ora 05:00 deri në orën 14:00 në rrugën “Bellasica” dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00 në rrugën “Samoilova”(viadukt te shtëpia e mallrave Most” në Shkup, në organizim të Shoqatës për produksion filmik “Fokus Pokus Films”, do të xhirohet film, për shkak të së cilës Reparti për siguri në komunikacionin e rrugëve pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugët e rrethinës.