Elektrifikimi është hapi i radhës i industrisë automobilistike dhe pothuajse nuk ka prodhues makinash që nuk e ka në kokë që të investojë në makinat e së ardhmes, njofton Alsat M.

Të gjitha shtetet po punojnë në zhvillim të këtyre makinave, dhe çdo prodhues po investon në rrjetin e mbushësve për makinat elektrike. Kështu do të mundësohet që sa më shpejt të zhvillohet ky trend por edhe oferta të rritet dhe të mos kufizohen vetëm për përdorim nëpër qytet.

Mirëpo një fenomen po ndodh nëpër vendet e Ballkanit e ne po e theksojmë Maqedoninë si të tillë, pasi që vendi ynë ka ngelur në trendin botëror dhe po stagnon për ditë e më shumë, pasi që janë të regjistruara në të gjithë shtetin vetëm 44 makina elektrike. Nuk dihet sa prej tyre janë në pronësi private e sa prej tyre në pronësi të kompanive. Sipas entit statistikor, Maqedonia zyrtarisht numëron 415.062 makina, ndërsa i gjithë vendi posedon vetëm 40 mbushës publik për makina elektrike, edhe atë në 17 qytete. Ky është numër shumë i vogël për tu rritur shitjet dhe ofertat e makinave elektrike. Numri më i madh i mbushësve janë në Shkup.