Mick Schumacher, djali i kampionit të garave të Formula 1 Michael Schumacher shënon fitoren e tij të parë në Formula 2 në pistën e Hungarisë këtë të dielë. 20 vjeçari triumfon në atë pistë ku babai i tij ka fituar 4 herë në rekordin e tij prej 91 fitoresh.

Schumacher e nis garën në pole position pasi vendos kohë të mirë gjatë provave të së shtunës. Ai është pjesë e akademisë së ferrarit dhe përflitet për një kalim të mundshëm në Formula 1.

Më herët në prill ai është provuar me makinën ferrari të Formula 1 duke vendosur kohë të mira gjatë provave. Por rezultatet në kategorinë e tij flasin ndryshe pasi ai shënon shumë renditje jo të mira. Sipas gjermanit 20 vjeçar më e mira për të është të vazhdojë dhe për disa sezone aty ku është përpara se të kalojë në Formula 1 pasi ka ende shumë për të mësuar. /Ora News.tv/