Vetëm 249 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar Llotarinë Amerikane, e cila i mundëson “kartën e gjelbërt” amerikane për të jetuar në SHBA.

Por, Shqipëria është vendi me numër rekord në Ballkan, pasi që 3.603 qytetarë të saj kanë fituar të drejtën për të jetuar në SHBA. Shqipëria është vendi i dytë në botë që ka numrin më të madh menjëherë pas Rusisë e cila 5.118 qytetarë.

Nga vendet e Ballkanit, 260 qytetarë nga Kosova kanë fituar llotarinë amerikane, ndërsa vetëm 35 veta nga Mali i Zi. Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se mbi 84 mijë aplikantë janë zgjedhur rastësisht sipas sistemit të tyre, ndërsa ka pasur 15 milionë aplikacione. (INA)