Shumica e partive politike parlamentare mendojnë se përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, shteti duhet të ketë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se ndryshimet duhet të harmonizohen me rekomandimet e OSBE/ODIHR por pa zbardhur më shumë detaje.

Ndërsa nga Lëvizja BESA, në lidhje me listat e hapura deklaruan se: Jemi për një sistem proporcional me më së paku tre njësi zgjedhore dhe gjithashtu propozojmë dhe kërkojmë që edhe në vendin tonë të kemi lista të hapura. Gjithashtu ne si Lëvizja Besa kërkojmë që përsëri të rishikohet regjistri zgjedhor dhe njëherësh edhe i njëjti të pastrohet për gjithmonë dhe kur të mbahen zgjedhjet të kemi një proces zgjedhor më korrekt dhe demokratik- tha Sani Saidi, Lëvizja BESA.

Kohë më parë, edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski e mbështeti iniciativën e disa partive politike për ndryshimin e modelit zgjedhor në më pakë njësi zgjedhore dhe lista të hapura.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2384992771554259&id=100001306777006