Mot me diell dhe shumë nxehtë me temperatura maksimale edhe mbi 40 gradë Celsius, paralajmëron DPHM për ditët e ardhshme.

Nën ndikim të masës shumë të ngrohtë ajrore vijon periudha e motit kryesisht me diell me ritje të temperaturës. Veçanërisht nxehtë do të jetë nga e enjtja deri kah mesi i javës së ardhshme, kur vende-vende temperaturat maksimale do të arrijnë 41 gradë Celsius.