Sot në mëngjes, në afërsi të lagjes Radishan, ka ndodhur aksident komunikacioni. Një automjet i tipit BMW, e ka goditur një automjet të Policisë së Trafikut, njofton Portalb.mk.

Në aksident janë lënduar dy policë, të cilët gjatë aksidentit kanë qenë brenda automjetit zyrtar. Tani për tani nuk ka informata të detajuara rreth arsyes ose rrethanave të aksidentit.