Studiuesit amerikanë janë në rrugën e duhur për të identifikuar me saktësi zhvillimin e sëmundjes Alzheimer tek njerëzit, para shfaqjes së simptomave – gjë e cila ndihmon shumë si dëshmi në efektin e ilaçit.

Shkencëtarët ishin në gjendje të përdorin nivele të një proteine në gjak për të ndihmuar në parashikimin e ngritjes së saj në tru, njofton Klan Kosova.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thanë që rezultatet ishin premtuese – dhe kjo është një hap drejt një testi të besueshëm të gjakut për Alzheimerin për të shpejtuar studimin e demencës.

Por së pari duheshin studime më të mëdha.

Alzheimeri është shkaku më i zakonshëm i çmendurisë, duke prekur më shumë se 520,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, kryesisht mbi 65 vjeç, dhe miliona në të gjithë botën.

Aktualisht nuk ka trajtime për të ndaluar sëmundjen.