Manchester United ka refuzuar një ofertë të Real Madridit për Paul Pogba.

Sipas the Times Djajtë e Kuq nuk kanë pranuar që ta japin mesfushorin për sulmuesin e Los Blancos, James Rodriguez, transmeton Klan Kosova.

Mretërit përveç ofertës kokë më kokë për shkëmbim të lojtarëve në ofertën e tyre kanë shtuar edhe 27.4 milionë funta.

Por për ta bindur United për ta lënë Pogban të lirë, Real Madridi duhet të paguajë 150 milionë.