LSDM-ja vazhdon t’i gënjej qytetarët me masën e tyre populiste dhe kozmetike “Nafta e gjelbër”.

Me këtë masë LSDM-ja parasheh ndarje të 55.000 kartelave për naftë të gjelbër, ndërsa në Maqedoni ka mbi 100.000 bujq të regjistruar.

LSDM-ja me masën “Nafta e gjelbër” nuk i zgjedh problemet e bujqve. Ata kanë problem me plasmanin dhe çmimin e produkteve të tyre.

Gënjeshtrat e Zaevit dhe të LSDM-së u bënë të tejdukshme, për këtë nevojitet shpallje e menjëhershme e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kur VMRO-DPMNE-ja do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë do të fillojë kujdesi real për bujqit.

Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së