Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka vizituar Tomor Morinën në burgun ekstradues të Shutkës. Lajmin për Alsat e konfirmon Ambasada e Kosovës nga ku thonë se gjendja shëndetësore e Morinës është stabile dhe se ai nuk ankon për asgjë. Të njëjtat burime nga përfaqësia diplomatike konfirmojnë se Morina është vizituar edhe nga familjarët. Ndërkohë Gjykata Penale akoma nuk ka sjell mendim lidhur me ekstradimin ose jo të shtetasit kosovar. Nga ky organ kujtojnë informacionet e një dite më parë, se kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë ka arritur, është dërguar në Prokurori Publike për mendim dhe se opinioni do të njoftohet me mendimin e Gjykatës ndaj dikasterit të Drejtësisë. Lidhur më lëndën hesht edhe Prokuroria Publike. Nga organi i akuzës ishin të pakapshëm për të konfirmuar nëse është sjell mendim mbi kërkesën e Gjykatës dhe kur pritet përgjigje konkrete./Alsat/