Gjithsej 12 aksidente kanë ndodhur në Shkup dhe rrethinë gjatë ditës së djeshme, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë pesë persona, ndërsa lëndime të rënda dy.

Sipas informatave të SPB-së Shkup edhe sot i lartë është numri i shoferëve të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara me shenjë të komunikacionit 69. Dje nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 15 shoferë, prej të cilëve madje 12 aspak nuk kanë pasur patentë shoferi, njëri ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy ishin shoferë fillestarë.

Policia e komunikacionit ka përjashtuar edhe 10 automjete të paregjistruara.

Për parkim të paligjshëm të automjeteve motorike janë dhënë 44 sanksione ndërsa “karrotreci” ka mënjanuar 50 automjete.

Njëzet e tetë shoferë kanë përdorur celular gjatë ngasjes së automjetit, 10 nuk kanë mbajtur rrip të sigurisë.