Ish Ushtari i UÇK-së Tomor Morina nuk duhet të dorëzohet në Serbi. Kështu vlerëson Gjykata Penale e Shkupit e cila thotë se nuk janë përmbushur kushtet sa i përket kërkesës së Beogradit për ekstradimin e tij. Nga Gjykata shtojnë se lënda për shqyrtim të mëtejshëm do të dërgohet në Gjykatën Supreme. Ndërkaq masa e paraburgimit ndaj Morinës do të vlejë derisa vendimi i Këshillit Penal të hyjë në fuqi. Morina tashmë dy javë mbahen të paraburgim në Shutkë, i cili u arrestua në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të fletarrestit të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë./Alsat/