Lëvizja BESA, nëpërmjet një komunikate ka përshëndetur vendimin e qeverisë e cila edhe pse me vonesë filloi me implementimin e marrëveshje që ndodhi gjatë ndryshimeve kushtetuese ku grafa e shtetësisë në dokumentat në gjuhën shqipe nuk do jetë asocim me etnitetin maqedonas, por shtetësia do jetë Maqedonisë/ qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në komunikatën e Besës, njofton TopAlNews.

Më tej nga kjo parti potencojnë se: Njëkohësisht inkurajojmë qeverinë që implementimi i marrëveshjes mes tyre dhe Lëvizjes BESA mos të ndalet vetëm te çertifikatat e lindjes, vdekjes apo kurorzimeve, por me rritëm të njejtë të vazhdojnë në implementimin e plotë të Marrëveshjes përfshirë këtu edhe në dokumentat personale, sidomos me vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime.