Tetë miq kanë fituar 151,000 dollarë secili pasi fituan 1,2 milionë dollarë në një llotari.

Grupi, të cilët e quajnë veten ‘Ayrshire Butterflies Syndicate’ ‘Sindikata e Fluturave të Ayrshire’, përputhen me kodin fitues në Euro Millions UK Milioner Maker e cila u hodh në 19 korrik. Patricia Dixon, 54 vjeçe, e cila bleu biletën fituese në Tesco Extra në Kilmarnock, East Ayrshire, tha se grupi zakonisht i shpenzonte fitimet në llotari në festën e Krishtlindjeve.

Tani, zonja Dixon planifikon të blejë një shtëpi të re për të dhe vajzën e saj.

Ky grup miqsh ka 6 vite që luan në këtë lotari dhe kanë fituar shuma të ndryshme të cilat nuk i kalonin 200 $ zakonisht.

Sapo kaloi tronditja fillestare e fitores së kësaj shume marramendëse ky grup miqsh kanë filluar të festojnë duke hapur disa shishe shampanjë.

“Unë ende kam një dosje me çdo biletë që kemi blerë ndonjëherë dhe çdo para që kemi fituar normalisht shkoi drejt e në një natë Krishtlindjesh. Ky vit do të jetë me siguri për t’u kujtuar kanë thënë miqtë’.


Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net