Pasi e fitoi trofeun e Community Shield me Manchester Cityn, Sergio Aguero e vazhdoi argëtimin duke ia ngacmuar motrën një gazetarit.

Në pamjet televizive, pas gjuajtjes së penalltive në fitoren e Manchester Cityt kundër Liverpoolit, dëgjohet një vajzë duke bërtitur: “Aguero, motra imë të do ty”, transmeton Periskopi.

Aguero i bëri të gjithë të pranishmit në tunel të qeshin më përgjigjen e tij. “Mrekullueshëm. Thuaji asaj të vijë sonte te unë”, u përgjigj argjentinasi. Aguero nuk luajti në finalen e Community Shield për Manchester Cityn, që arriti ta mposhtë Liverpoolin me rezultat 5:4 në penallti, pasi 90 minutat e parë përfunduan me rezultat 1:1.

Ndeshja ishte përplot incidente, përfshirë këtu lëndimin e anësorit të Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili u detyrua ta lë në gjysmë ndeshjen, në mes të spekulimeve se ai do të transferohet në Bayern Munich.

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte edhe më dramatike, pasi që Virgil van Dijk më në fund u driblua nga një lojtar tjetër dhe për shkak të një ndërhyrjeje të mrekullueshme të Kyle ëalker, që e largoi topin nga vija e portës.

“Ishte një finale e mrekullueshme. Jemi të rraskapitur. Ata [Liverpooli] kishin mundësi për të fituar dhe ne kishin mundësi për të fituar gjithashtu – ishte një test i mirë për të dyja skuadrat”, tha trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pas ndeshjes.

“Është mirë të luash për ta kuptuar se me çfarë do të përballemi këtë sezon. Ne fituam, sezonin e kaluar e fituam një pikë më shumë sesa ata. Urime djem – titulli i parë i këtij sezoni është i yni”. /Periskopi.com/