Është tërhequr sot shorti për dyshet e 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë. Finalistët e finalës së fundit, rrespektivisht, Akademia Pandev dhe Makedonija Gjorçe Petrov në fillim të kësaj gare janë të lirë.

Përdallim nga kjo dyshe, Shkupi do të përballet në Tetovë, kundër Teteksit, kurse Gostivari e pret Shkëndijën. Vardari do të përballet me Sasa. Struga Trim Lum do të jetë musafir i Lokomotivës, kurse Kozhufi e pret Renovën. Ndeshja e parë e 1/16 parashihet të zhvillohet më 21 gusht.

Lista e plotë e dysheve për 1/16 (21.08.2019)
Fortuna – Sileks
Kozhuf – Renova
Kravari – Labunishta
Sasa – Vardar
Gostivar – Shkëndija
Teteks – Shkupi
Llokomotiva – Struga Trim Lum
Vëllazërimi – Rabotniçki
Ohrid – Bellasica
Kit Go – Pelister
Novo Cernilishte – Bregallnica
Luboten – Tikvesh
Prevalec – Borec
Osogovo – Pobeda
“A Pandev dhe Makedonija GJ.P të lirë”.