Kreu i Lëvizjes BESA, ka vizituar seminarin i cili organizohet në qytetin e Durësit, për forumin rinor të Besës, dhe me të cilën ështe njëkohësisht duke krijuar edhe plane se si do të veproj muajve në vazhdim, njofton TopAlNews.

Gjatë fjalimit përshëndetës Kasami potencoi se: Rinia është elementi më vital i çdo shoqërie dhe se pikërisht këta janë motori për ndryshim dhe e cila të shpresojmë se do të ndikojnë në çdo hap të rradhës në Maqedoninë e Veriut, theksoi Kasami.

Ndërsa pjesë e panelit ishin edhe: Prof Blerim Reka, Afrim Krasniqi, Selim Bezeraj dhe kryetari i komunës së Zhelinës,Blerim Sejdiu, të cilë elaboruan disa tema të rëndësishme, edhe atë: Qeverisja, Politika, Diplomacia e jashtme, Diplomacia kulturore dhe publike, Qeverisja lokale.



Kujtojmë se, forumi rinor i Lëvizjes BESA, që prej disa ditëve po qendron në qytetin e Durrësit, ku është duke mbajtur seminar, në lidhje me lidershipin dhe politikën.