Lëvizja BESA, që prej disa ditëve është duke qendruar në Shqipëri, ku ka mbajtur seminar për forumin rinor, në lidhje me lidershipin dhe politikën diplomatike, transmeton TopAlNews.

Sot forumi rinor i Besës, vizoi muzeun kombëtar në Tiranë, duke u njoftuar nga afër me historin dhe artefaktet të popullit shqiptar ndër shekuj.

Drejtori i muzeut Dorian Koçi në fjalimin e tij përshëdetës para të rinjëve të BESËS, iu dëshiroi mirëseardhje duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe dëshirë për të vizituar institucione të rëndësishme siç është muzeu kombëtar.