Gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, me çka lëndime trupore kanë pësuar 14 persona.

Sipas informatave nga MPB-ja, Shkup, 110 shoferë kanë kaluar shpejtësinë e lejuar, derisa nga komunikacioni janë larguar 80 shoferë edhe atë 29 prej tyre kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit, 44 shoferë që nuk plotësojnë të drejtën për të drejtuar makinën dhe 7 shoferë fillestarë.

Autoritetet gjithashtu nga komunikacioni kanë shkyçur 51 makina, nga ku 39 prej tyre pa regjistrim, ndërsa 12 prej tyre në gjendje të parregullt teknike.

Me makinë karrotreci janë larguar gjithsej 80 makina për shkak të parkimit të parregullt./Alsat/