Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka publikuar emrat e lojtarëve që do të luajnë kundër Anglisë.

Në këtë listë mund të vërehen disa lojtarë të rinj që i janë bashkuar ekipit të Kosovës, si Valdrin Mustafa, Gëzim Pepsi dhe Arton Zekaj.

“Jemi duke e formuar boshtin e skuadrës dhe këta lojtarë janë të ftuar për shkak të talentit që kanë dhe besoj që shkallë-shkallë do të ngrihemi ngadalë”, ka thënë përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Rafet Prekazi.

Ndeshja Angli-Kosovë do të zhvillohet me 9 shtator 2019, ku përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire në Angli.