Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi konsideron se periudhën e ardhshme në mënyrë konstruktive dhe racionale do të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe të dhënat dhe bashkërisht do të vendosin për rritjen e ardhshme të pagave të punonjësve arsimorë.

“Duke e pasur parasysh përvojën time dhe relacionet e mia si ministër i Arsimit dhe Shkencës me partnerët e mi, siç është SASHK-u mendoj se në mënyrë konstruktive do të vazhdojmë periudhën e ardhshme që na pret. Do t’i shqyrtojmë të gjitha parametrat në mënyrë konstruktive dhe racionale, do t’i shqyrtojmë të gjitha të dhënat dhe bashkërisht do të vendosim për rritjen e ardhshme të pagave në veprimtarinë e arsimit. Por, gjithsesi kjo duhet të shqyrtohet edhe nga ana e Qeverisë”, deklaroi Ademi.

Në Qeveri, siç potencoi, ka vullnet për rritjen e pagave, ajo personalisht nga kryeministri është u është transmetuar edhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Ministri Ademi paralajmëroi se edhe më tej do të vazhdojnë me, siç tha, dialogun tonë konstruktiv dhe solid që e kemi me SASHK-un dhe me fellën e mësimdhënësve që t’u përmirësohet statusi material të punësuarve./Zhurnal.mk/