Mbrëmjen e djeshme u mbyll zyrtarisht merkatoja verore, në të cilën pati shumë spekulime dhe mjaft para të shpenzuara.

Transferimi i vetëm i madh që nuk u realizua ishte ai i Neymar, me yllin e PSG-së që flitej se ishte fare pranë kalimin te Barcelona ose Real Madridi. Lojtari më i shtrenjtë i merkatos ishte Joao Felix, që u ble nga Atletico për rreth 125 milionë euro nga Benfica. Pas tij renditen Antoine Griezmann i Barcelonës dhe Eden Hazard i Real Madrid, që u blenë 119 milionë euro dhe 100 milionë euro.

Më poshtë lista e 10 transferimeve më të shtrenjta të merkatos.