U ndodh shumë njerëzve që pas një muaji shpesh nuk u dalin llogaritë.

Nuk është fjala për abuzuesit me alkoolin apo me bixhozin e shpenzime të këtij lloji, që nuk kontrollohen. Por për shpenzime normale, shpesh të pakontrolluara.

Nëse nuk jeni në gjendje të mbani një buxhet fiks, pra shpenzoni më shumë sesa fitoni, ose bëni blerje që në fund rezultojnë të kota, atëherë duhen disa këshilla me vlerë.

Ka një mënyrë si të shmangi shpenzimet jo të frytshme: mendoni për paratë tuaja si orë të jetës suaj.

Si funksionon:

Ta zëmë se fitoni 10 000 euro në vit për punën tuaj të plotë, 40 orë në javë.

Llogaritni edhe të ardhurat mujore pas taksave.

Shtoni të gjitha shpenzimet që lidhen me punën që keni.

Së fundi bëni llogaritje duke zbritur nga rroga shpenzimet tuaja mujore, shpenzimet e punës, ato të familjes dhe shpenzimet jashtë orarit të punës.

Po të llogarisni sa shpenzoni në punë për 1 orë dhe sa fitoni prej saj do të shihni një ndryshim të madh, shkruan lexo. Prandaj i gjithë shpenzimi vjen nga gjërat e panevojshme jashtë saj.

Mundohuni të mbani një buxhet vetëm për gjërat e domosdoshme pas punës dhe të mos e teproni me to.