Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, u kualifikua në çerekfinale të turneut Masters “US Open”, pasi që mundi kroatin Marin Çiliç me 3-1 në sete , ose 6-3, 3-6, 6-1 dhe 6-2 në geme. Seti i parë i takoi spanjollit me 6-3, para se të përgjigjet kroati për të fituar setin e dytë me rezultat të njëjtë dhe për të barazuar shifrat në 1-1 në sete. Në vazhdim Nadall ishte në elementin e vet të lojës dhe lehtësisht fitoi setin e tretë dhe të katërt. Në çerekfinale, tensiti spanjoll do të përballet me Diego Shvarzmanin. Ndërkohë në përballjet e tjera të çerekfinales të turneut Masters US Open do të takohen: Bertini-Monfills, Federer – Dimitrov dhe Vavrinka – Medvedev.