Organizata e veteranëve të Luftës, ka reaguar pas ftesës së ish-deputetes së AAK-së, Time Kadrijat nga Gjykata Speciale.

“Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata Speciale me seli në Hagë, konsiderojmë se do të dështojë në këtë drejtim, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare dhe nuk ka kryer krime.

Të gjithë luftëtarët e UÇK-së, e edhe Time Kadriaj e cila do të shkoj me datën 18 shtator 2019 në Hagë, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në komunikatë.
https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2019/09/2-6-329×139.jpg