Një zjarr sot në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Budapesti nr.31” në lagjen Taftalixhe të Shkupit.

Nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për MIA deklaruan se janë duke intervenuar me pesë automjete dhe 10 zjarrfikës. Për zjarrin tek ta është denoncuar në orën tetë.

Tani për tani nuk dihet shkaku për zjarrin.