Roxher Federer është eliminuar nga turneu Masters “US Open”, pas humbjes 3-2 në çerekfinale ndaj bullgarit Grigor Dimitrov (6-3, 4-6, 6-3, 4-6, 2-6). Edhe pse zvicerani kaloi dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë dhe të tretë, dy herë u kap nga Dimitrov. Më pas, bullgari triumfoi në setin final, duke avancuar në gjysmëfinale. Përballë Dimitrov do të jetë rusi Daniil Medvedev, që në çerekfinale mundi zviceranin tjetër Stanislas Vaërinka me rezultatin 3-1 (7-6, 6-3, 3-6, 6-1). Në konkurencën e femrave , tenistja amerikane Seren Uiliams fitoi brenda 60 minutash ndaj kinezes Kiang Vang me rezultatin 2-0 (6-1, 6-0). Në gjysmëfinale shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që fitoi 2-0 (6-4, 6-4) ndaj britanikes Johana Konta.