Një ish i punësuar në një kompani të Shkupit në lagjen Kisella Vodë, mbrëmë i ka djegur makinën ish-punëdhënësit të tij, duke e lyer të njëjtën me benzinë që më pastaj edhe pronarin ku edhe e kishte kërcënuar me jetë se do ta digjte të gjallë.

Makina e tij ka qenë e parkuar para kompanisë, me çka të punësuarit e tjerë menjëherë kanë vrapuar dhe e kanë fikur zjarrin që kishte kapluar makinën. Nga kjo tragjedi pronari ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, pasi që të punësuarit e tjerë kishin arritur të zbresin poshtë me qëllim shuarjen e zjarrit që kishte kapluar makinën dhe njëkohësisht e kanë shpëtuar edhe pronarin e tyre.

Rastin në polici e ka lajmëruar vetë pronari i kompanisë. Ai për autoritetet kishte theksuar se ish i punësuari kishte qenë i revoltuar pasi që pronari i tij i kishte ngelur borxh disa rroga.

Ish i punësuari që i kishte djegur makinën dhe kishte lyer pronarin me benzinë nuk ka tentuar të arratisur por ka qëndruar në vendngjarje derisa në vend kanë arritur autoritetet./Alsat/