Xhevdet Hajredini, ekspert për financa, analist dhe ish-ministër i financave, në lidhje me takimin e dy liderëve maqedonas, kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të merr pjesë në këtë takim, sepse kërkesat e tij përputhen me ato të Mickovski, shkruan Fol.

“Aliu nuk merr pjesë në takimin e liderëve për shkak se kërkesat e tij plotësisht përputhen me ato të Mickovskit. ose ndofta pas një “bombe” të Zaevit, të publikuar tash vonë nga El Cheka, i vjen turp të paraqitet par publikut”, shkruan Hajredini.

Takimi i liderëve do të ndodh sot dhe liderët pritet të diskutojnë gjendjen aktuale politike në vend dhe mund të sjellë përsëri në fokus organizimin e mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.