Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka komentuar takimin i cilit pritet që të mbahet sonte ne kuvedin e Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të VMRO-së Mickoski, takim i cili do të mbahet pa prezencën e liderve te partive shqiptare, njofton ShkupiLajm.

Në komentin e tij, Kasami ka shtuar se: Çfarëdo marrëveshje që do të arrinin Zaev dhe Mickoski për Ligjin për Prokurorinë dhe për ‘Bombat’ e PSP-së, për Lëvizjen BESA do të jetë e papranueshme nëse pjesë e Marrëveshjes nuk do të jetë që proceset hetimore dhe gjyqësore të dala nga ‘Bombat’ e PSP-në nuk shqyrtohen edhe nga profesionistë nga SHBA dhe BE! Nëse një gjë e këtillë nuk është pjesë e Marrëveshjes, atëherë me automatizëm nënkuptohet se Zaev dhe Mickovski kanë arritur marrëveshje vetëm për të mbrojtur kriminelët e tyre partiakë dhe ata që shkatërruan shtetin vetëm për t`u pasuruar vetë!