Sekretari shtetëror në MPJ-në e Francës, Ameli de Monshalin, në bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, e ka përsëritur pozitën për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht e ka theksuar nevojën për respektimin e sundimit të së drejtës, që është në zemër të vlerave evropiane dhe vazhdim të reformave, njofton Portalb.mk.

Në takim, Dimitrov dhe De Moshalen është bërë shqyrtim i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Sekretari shtetëror në bisedë me shefin e diplomacisë së RMV-së ka rikujtuar se Franca është e përkushtuar që të vazhdojë stabilizimi i qëndrueshëm, zhvillimi ekonomik dhe sociale dhe përforcimi i sundimit të drejtës në Ballkanin perëndimor, duke u mbështetur në strategjinë e Francës për rajonin’, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Francës.