Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve të Presidencës së Ursula von der Leyen në Komisionin Evropian. Ajo i ka bërë komentet pas prezantimit të ‘Qeverisë’ së re të Bashkimit Evropian, ku hungarezi László Trócsányi u përzgjodh Komisioner për Zgjerimin.

“Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt afër BE-së”, ka deklaruar Von der Leyen, duke shtuar se rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe do të jetë në fokus të presidencës së saj, transmeton Top Channel.

Sa i përket anëtarësimit të gjashtë shteteve në këtë rajon, kryetarja e KE-së theksoi se rregullat nuk kanë ndryshuar.

“Rregullat tona nuk kanë ndryshuar. Janë disa vlera bazike dhe vendet që duan të anëtarësohen duhet të tregojnë që i respektojnë ato, vlerat fondamentale, që plotësojnë kriteret dhe janë në gjendje të jenë anëtare të BE-së”, është shprehur Von der Leyen.

Premium WordPress Themes DownloadDownload WordPress ThemesDownload Premium WordPress Themes FreeDownload Best WordPress Themes Free Downloadfree online coursedownload lenevo firmwareDownload Premium WordPress Themes Freeudemy paid course free download