Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në deklaratë theksoi se Zoran Zaev në takimin e liderëve tha se Katica Janeva për 10 ditë do të dalë nga burgu. Ai potencoi se pozita fillimisht ishte pajtuar që opozita të emërojë kreun e Prokurorisë së re për krimin e organizuar, por kur u kërkua që kjo prokurori të marrë edhe rastin “Reket” atëherë negociatat dështuan.